Politika epidemike ka infektuar e helmuar shtresa të ndryshme të popullsisë shqiptare:!

Data

Politika epidemike ka infektuar e helmuar shtresa të ndryshme të popullsisë shqiptare, i ka çoroditur e u ka shtuar epshet të merren me politikë. Pikërisht ato shtresa që kanë dështuar në fushat akademike, shkencat ekonomike, shoqërore e kulturore. Kështu që politika u bë mjet i përsosur, që mund të realizohen qëllimet, dëshirat, epshet, mbrojtja e pasurimi.

Gjithë kjo epidemi s’është gjë tjetër veçse një ligj i pashkruar, që ka treguar se si një fodull e injorant, një i verbër e naiv në një shoqëri si e jona bëhen qeveritar, drejtues institucionesh, deputet, drejtor, ambasador, historian, drejtues bankash, prokuror, gjykatës, avokat e punonjës shkencorë.

Çoroditja politike i ka kaluar kufijtë e demokracisë, pra partitë politike janë shndërruar në parti biznesi duke instaluar kleptokracinë në pushtet. I gjithë programi i tyre s’është gjë tjetër veçse një paçavure artificiale që e bënë lëmsh kuptimin e tij nga masat popullore me qëllim ruajtjen e pozicionit e raportit me shoqërinë.

Deputetet në parlamentin e Shqipërisë e përdorin fjalën si kallashnikov për të ekzekutuar politikisht e moralisht kundërshtarin politik. E gjithë kjo ndodhe sidomos kurë  televizionet transmetojnë debate parlamentare. Sigurisht, fjalorin që përdorin parlamentaret tanë janë nder më të pëlqyerit që përdorin rrugaçët e rrugëve. Privilegjet kërkojnë mbrojtje me çdo çmim.

Lufta midis së majtës dhe së djathtës është ashpërsuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Gjithnjë e më shumë politika akumulon urrejtje. Pasojat i vuajnë njerëzit e thjeshtë, të papunët, skamnoret. Kanë kaluar afro tre dekada e serisht politikanët shqiptar nuk mund të ulen të bisedojnë apo të marrin vendime të rëndësishme pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

Deri kurë?!

Nga   Ndokë   Kola.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related