Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij në Kuvendin zgjedhor në degën e PD në Fier, tha ndër të tjera se kjo parti nuk lindi si një organizatë e thjeshtë politike, por si një ëndërr e qytetarëve, të cilët sipas tij janë zhgënjyer në 34 vite.

“Askush nuk duhet ta harrojë se kjo parti nuk lindi thjesht si një organizatë e thjesht politike. Por si një endër e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Tash 34 vjet degjojmë nëpër foltore drejtuesit e PD që do përmbushim aspiratat e Shqipërisë, por i kemi zhgenjyer. U kemi premtuar ish të përndjekurve që do ta mbajmë fjalën për pronat e tyre, por i kemi zhgënjyer. U kemi premtuar shqiptarëve një Shqipëri me standarte europiane, por që nuk e kemi realizuar. Tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto zotime dhe premtime t’i realizojmë” tha Basha.
Basha shtoi se në programin e tij qeverisës, një pikë shumë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes, ish të përndjekurit politik do të jenë në qendër të vëmendjes dhe se zotimi i tyre ndaj ish-pronarëve do të bëhet realitet.
“Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëehet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsis. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentat e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mudësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën” u shpreh ai.
Kreu i PD theksoi se problemi kryesor qe kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia dhe arsimi.
“Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rrijtja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve” tha Basha.
