Orët e fundit të merkatos së dimrit në futbollin anglez do shohin si protagonist Armando Brojën. Edhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, në lidhjen e tij direkte për orët e fundit të marrëveshjeve, ka shpjeguar se ajo e sulmuesit shqiptar është ndër lëvizjet më të rëndësishme që mbeten.
Ora 20:10: Zbulohen detaje mbi shifrën që do të paguajë Fullhem për Brojën. Sulmuesi shqiptar kalon në huazim deri në fund të sezonit për një shifër që arrin deri në 4 milion paund, por jo një shumë fikse. Shifra mund të arrijë deri në 4 milionë paund në varësi të numrit të ndeshjeve që do të luajë sulmuesi shqiptar dhe golave që do të shënojë në këtë periudhë.
Ora 19:13: “Armando Broja sapo ka mbërritur në klubin e Fullhem për vizitat mjekësore”, shpjegoi Romano gjatë emisionit të tij.
Ora 18:45: Gazetari i njohur i merkatos shpjegon se aktualisht Broja është duke shkuar për të kryer vizitat mjekësore te Fullhem. “Është një nga çështjet e rëndësishme të sotshme. Do kryejë vizitat mjekësore për të finalizuar huazimin për 4 milionë paund deri në fund të sezonit”.
Ora 18:35: Fabricio Romano bën të ditur se është gjetur akordi mes palëve. “Fullham ka gjetur akordin me Çelsin për huazimin e tij për shumën deri në 4 milion paund. Do të kryejë sot vizitat mjekësore për të finalizuar marrëveshjen”.
Ora 18:26: “Një klub po insiston shumë për transferimin e tij. Është Fullhem, i cili është në garë me Ullvërhempton për lojtarin. Por nuk është e thjeshtë.
Çelsi ka kërkuar 5 milion paund sot, por klubet hezitojnë të paguajnë kaq shumë për huazimin deri në fund të sezonit. Bëni llogaritë, janë 5 milionë paund për 15 ndeshje që u mbeten deri në fund të sezonit”, shpjegoi eksperti i merkatos.
