Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin Jan 26, 2024 | 16:00

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke e lene sërish në qeli.

beleri senance

 

Beleri është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.

Po ashtu Beleri ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 26.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 32 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit Dh.A.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 522, datë 28.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me: Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin nr. 46 datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related