VIDEO/ Zbulohet nëndetësja me 800 kg kokainë në Kolumbi, vlera e drogës 27 milionë dollarë. Destinacioni ishte për në…

Data

Një “nëndetëse” që mbante pothuajse 800 kg kokainë është kapur nga Marina Kolumbiane.

nendetese me kokaine

Sipas mediave të huaja anija e gjatë 15 metra, e para që u zbulua këtë vit, u kap në ujërat kolumbiane.

Marina vlerësoi se malli brenda saj ishte me vlerë 27 milionë dollarë dhe tha se “nëndetësja” besohej të ishte në rrugën e saj për në SHBA ose Evropë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre personat që ndodheshin në mjetin lundrues janë arrestuar.

Detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.

Ky lloj i transportit thuhet se është një mënyrë popullore për të transportuar drogë pasi mund të kalojnë kryesisht të pazbuluara dhe mund të zhyten pas dorëzimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related