Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën: Gjithçka që bën Kurtin tregon se është kundër Asociacionit

Data

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë pas takimeve të së martës në Bruksel për çështjen e dinarit në Kosovë, se kryeministri i Kosovës “Albin Kurti synon t’i shuajë institucionet që duhet të jenë themel i Asociacionit të komunave me shumicë serbë”.

Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviç e ka quajtur çështjen e dinarit “vendim politik që ka për qëllim largimin e serbëve”.

“Ne jemi këmbëngulës në gjetjen e një zgjidhjeje që serbët të marrin rrogat dhe pensionet… Nëse Kurti ndalon transportin e dinarëve dhe pengon funksionimin e Bankës së Kursimeve Postare, lind pyetja se si do t’i tërheqin njerëzit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të gjejmë një zgjidhje që është e qëndrueshme dhe nuk do të kërcënojë mbijetesën e popullit në Kosovë. Gjithçka që bën Kurti tregon qartë se ai nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, thotë Petkoviç.

Kujtojmë se në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët në mes të ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related