Marrëveshja për emigrantët/ Kushtetuesja shqyrton kërkesën e deputetëve të opozitës

Data

Do të mbahet pas pak minutash seanca në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Ditën e sotme, gjykata do të shqyrtojë kërkesën e depozituar nga grupi i Gazment Bardhit dhe i Sali Berishës, të cilët e kanë quajtur antikushtetuese këtë marrëveshje.

Ishin pikërisht 30 deputetë nga opozita ata që kërkuan që marrëveshja në fjalë, që i hapte rrugë ngritjes së dy kampeve në Shëngjin dhe në Gjadër, që të shpallet e pavlefshme dhe të ndalohet nga gjykata.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo senacë të jetë e hapur për publikun, por ajo do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related