Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA nis forcimin e fuqisë së saj ajrore në rajon, zëdhënësi i Pentagonit: Nëse Irani na sulmon do ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm

Data

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka autorizuar ushtrinë të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri të shtuar

“Austin rriti gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për t’u vendosur, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur rasteve të ndryshme,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Njoftimi nuk detajonte se çfarë lloj avionësh të rinj mund të vendosen në rajon, por ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin nëse Irani i sulmon.

“Sekretari i Mbrojtjes Austin e ka bërë të qartë se nëse Irani, partnerët e tij ose përfaqësuesit e tij e përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë”, shtoi Ryder.

Deklarata vjen mes shqetësimeve se konflikti mund të përhapet më tej në Lindjen e Mesme dhe të ndezë një luftë më të gjerë, pasi Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Liban javën e kaluar.

Ushtria izraelite ka treguar se po përgatitet të pushtojë Libanin jugor dhe tha të dielën se kishte nisur sulme shtesë ndaj objektivave në Liban.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related