Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Don Bosko.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori, i pamaskuar dhe ende i paidentifikuar i drejtohet makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi dhe qëllon disa herë ndaj tij.
Në vendngjarje policia ka gjetur disa gëzhoja, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.
Nga ana tjetër, 42-vjeçari Zefi ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt.
