Sa herë i kujtojnë Edi Ramës miliona euro që u dogjën më kot tek inceneratori i Elbasanit, kryeministri i dredhon përgjegjësisë me një alibi të thjeshtë. Ai e pranon se rrugës, njerëz të besuar të tij “hëngrën mollë e dardha pas shpine, por më pas ata u dënuan me burg dhe pavarësisht vjedhjeve, ja ku është impianti në Elbasan, që përpunon mbetjet, i djeg dhe prodhon energji elektrike.
Me këtë alibi prej thuajse dhjetë viteshu përgjigjet akuzave për skandalin korruptiv që çoi në burg Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe dënoi të arratisurit e kompanisë private Stela Gugallja, Klodian Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Me pak fjalë alibia e Ramës përmblidhet në këto fjali që u tha banorëve të Elbasanit në fushatën e vitit 2023.
“Pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër” – shprehej Rama.
Por realiteti dhe propaganda janë shumë larg. I ashtuquajturi “impiant modern” për të cilin u paguan 26 milion euro, në të vërtetë ishte një karakatinë e vendosur pranë malit me plehra në Elbasan për të justifikuar korrupsionin. Thuhet se për disa muaj e bëri punën, por pastaj u fik. Që nga ajo kohë, zyrtarët lokalë të Elbasanit qenë të detyruar t’i mbanin iso alibisë së Edi Ramës, sipas të cilit inçeneratori punon normalisht, djeg mbeturina, madje edhe prodhon energji elektrike
