Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet sot në orën 09:00, në një takim që vjen vetëm pak ditë pas ristrukturimit të kabinetit qeveritar. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, si dhe caktimi i datës për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet që drejtuesit socialistë të diskutojnë hapat e mëtejshëm pas ndryshimeve në qeveri.
Ndryshimet e fundit në kabinet:
- Zv.kryeministre: Albana Koçiu – në vend të Belinda Ballukut
- Ministër i Brendshëm: Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiun
- Ministër i Drejtësisë: Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallarin
- Ministër i Energjisë: Enea Karakaçi – në vend të Belinda Ballukut
- Ministër i Mbrojtjes: Ermal Nufi – në vend të Pirro Vengut
- Ministre për Marrëdhënien me Parlamentin: Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogun
- Ministër i Jashtëm: Ferit Hoxha – në vend të Elisa Spiropalit
Mbledhja e sotme konsiderohet si një hap organizativ për të formalizuar ndryshimet dhe për të koordinuar axhendën politike të PS në vijim.
