Balluku: Projektligj për dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri

Data

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belina Balluku është shprehur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka të bëjë me dixhitalizimin e prokurimeve publike.

Gjaë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se ky projektligj do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve publike në vendin tonë, ku do të përdoret teknologjia e avancuar dhe po ashtu inteligjenca artificiale.

Belinda Balluku: Një nga projektligjet do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve në vendin tonë dhe padyshim ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurorimit publik në Shqipëri duke e përafruar atë me kuadrin ligjor të prokurimit publik në BE dhe duke adresuar të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit “Screening” në Bruksel. Ky projektligji synon dixhitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka dixhitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve. Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe dixhitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara dixhitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related