Do të përkujdeset shteti, fëmijët e Liridona Ademajt udhëtojnë drejt Suedisë

Data

Dy fëmijët e Liridona Ademajt mësohet se kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë, vendi ku ata jetonin dhe më parë. Klan Kosova raporton se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, pasi dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Deri më tani për këtë vrasje makabër, ku ngeli e vrarë nëna e dy fëmijëve, janë arrestuar nga Policia e Kosovës janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij.

Dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related