Intelektualë dhe historianë të njohur nga Mirdita, Kukësi Tropoja dhe Kosova kanë përkujtuar 560 vjetorin e vendimit të Arbërisë për të lidhur aleancë me Perëndimin. Në kuadër të kësaj ngjarje historike, akademiket shkuan në Kishin e Shën Mërisë në Kepin e Rodonit, ku dhe u mbajt mbledhja në tetor të 1463, ku me këtë Skënderbeu, në prani të Pal Engjëllit Kryepeshkop i Durrësit dhe i krahinës së Ilirikut, të Pjetër Dukës, Abat i Manastirit të Shën Lleshit ngarkuan Martin Muzakën, si Ambasador të posaçëm, për ta përfaqësuar atë pranë Papës dhe Kolegjit të Kardinalëve.
Pas vizitës në kishën e Rodonit, historianët dhe akademikët e Shqipërisë së epërme u nisën drejt Përlatit në Mirditë, ku u organizua një veprimtari përkujtimore për jetën dhe veprën e Pjetër Perlatit, ushtarakut që njihej si krahu I djathtë I heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.Nën tingut e hymnit kombëtar u zbulua shtatorja e Pjetër Perlatit, vepër e skulptorit Bernard Lekgegaj.
Pjetër Perlati ishte udhëheqësi Shqiptar i garnizonit gjate betejes se Svetigradit.Ai ishte nga fshati Perlat ne Mirdite. Pjeter Perlati, jo vetëm hodhi poshtë kërkesën për dorëzim pa luftë, por e mbajti me heroizëm kështjellën, duke thyer të gjitha sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane.
