Volejbollistët e Vllaznisë kanë arritur të fitojnë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ashtu si edhe në kampionat, edhe në këtë kompeticion, ata kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë. Në ndeshjen e parë të grupit B, djemtë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kanë mposhtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Skënderbeut dhe në këtë mënyrë, për momentin janë në vendin e parë në grup. Në duelin ndaj korçarëve, ndeshja ka patur shumë rivalitet. Në setin e parë, Vllaznia ka fituar në shifrat 26-24. Ndërkohë, edhe i dyti fitohet sërish nga shkodranët në shifrat 25-19.
Kur u mendua se Skënderbeu do të “dorëzohet”, ndodhi e kundërta, pasi në setin e tretë ka shumë rivalitet, por sërish Vllaznia arrin të fitojë në shifrat 25-23 dhe në këtë mënyrë, krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Pas këtij dueli, trajneri i kuqebluve, Artan Kalaja, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.
Kështu, Vllaznia siguron tre-pikëshin e parë në Kupën e Shqipërisë. Bashkë me ta, në këtë grup, përveç Skënderbeut, është edhe Elbasani e Erzeni, me kuqeblutë që ndeshjen e rradhës do ta luajnë pikërisht ndaj shijakasve.
