Pas dorëheqjes së Altin Xhahysës nga pankina e Tërbunit, drejtuesit e klubit pukjan kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Kështu, “timonieri” i ri i kësaj skuadre do të jetë një emër i njohur, pikërisht Sinan Bardhi. Ai ka nisur punën prej ditësh me skuadrën e Tërbunit, teksa në një intervistë për “Star Plus” tregon si e priti ftesën e drejtuesve të klubit pukjan.
Bardhi është një ekspert i këtyre kampionateve, teksa gjatë karrierës së tij ka drejtuar shumë ekipe dhe tashmë do të mundohet që falë eksperiencës që zotëron, ta rikthejë edhe Tërbunin në rrugën e pretendimeve.
Sinan Bardhi do të debutojë në krye të Tërbunit në ndeshjen e fundjavës ndaj Naftëtarit, e cila do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.
