Afro 40 punonjës të “Ilirian Guard” u bënë pjesë e një nisme për dhurimin e gjakut në spitalin rajonal të Shkodrës. Kjo është hera e parë që punonjësit e sigurisë të “Ilirian Guard” ndërmarrin një nisëm të tillë duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë. I pranishëm në Shkodër ishte administratori i “Ilirian Guard” Anduel Xhindi i cili falenderoi punonjësit për aktin e dhurimit të gjakut sepse shpëton jetë.
Drejtuesja e “Ilirian Guard” në Shkodër Rezarta Pode u shpreh se dhurimi i gjakut nga punonjësit e sigurisë të kësaj kompanie do të vijojë edhe në vazhdimësi për t’i ardhur në ndihmë gjithë atyre personave të sëmurë që vuajnë nga mungesa e gjakut.
Në Shqipëri nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi. Janë afro 300 pacientë me talasemi që marrin gjak çdo muaj es të cilëve edhe fëmijë, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Në këtë mënyrë nevojat për dhurim gjaku janë të mëdha në vendin tonë.
