HOT I RI – POSTRIBË, RRUGA E “AKSIDENTEVE”

Data

Shpejtësia me të cilën kalojnë makinat në këtë aks në njësinë administrative Rrethina vendos në rrezik jeten e banorëve të zonës apo edhe e kalimtarëve të rastësishëm. Ky segment rrugor me qarkullim të lartë të automjeteve është gati 5 km e gjatë dhe të shumta jane rastet ku është kthyer në burim aksidentesh. Banorët e zonës shpeshherë kanë bërë ankesa si në media e po ashtu edhe në institucione që të merren masa pasi ata thonë se kanë frikë të kalojnë në këtë rrugë.

Si pasojë e mos respektimit të shpejtësisë në këtë rrugë janë shënuar aksidente të shumta ku nuk mungojnë edhe ato fatale. Gjatë natës në këtë aks problem mbetet edhe mungesa e ndriçimit I cili nuk është I plotë pasi në disa vende ai mungon. Ndërhyrja në aksin Hot I Ri – Postribë është shumë e nevojshme sa I përket edhe vendosjes së tabelave të limitit të shpejtësisë pasi ato nuk shihen thuajse askund nga drejtuesit e automjeteve.

Gjithashtu është e nëvojshmë që rruga të monitorohet edhe nga policia në mënyrë që të mos lejohet qarkullimi I automjeteve apo motocikletave duke mos respektuar sinjalistikën rrugore apo duke kryer parakalime të gabuara pasi në këtë mënyrë kthehen në burim aksidentesh.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related