Shtatë minuta seancë plenare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, ndezin zhurmueset! Nikolla ndërpret punimet

Data

Edhe seanca e sotme parlamentare nuk është zhvilluar normalisht. Deputetët e opozitës së Rithemelimit ndoqën të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve.

Edhe pse kjo është një seanca ku dëgjohen shqetësimet e zgjedhësve, përsëri nuk  pati  normalitet.

Deputetet bllokuan foltoren dhe ndezen zhurmueset.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua kolegeve te opozites se “qytetarët duan të degjojnë shqetesimet e tyre dhe jo bilbilët tuaj”.

Pas bllokimit të Kuvendit, Nikolla njoftoi mbylljen e seancës duke u shprehur se për seancen e radhes do te njoftohen sërish.

Deputetët e opozitës së Rithemelimit prej tetorit të vitit të kaluar kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ka bërë që punimet e Kuvendit të mos zhvillohen normalisht.

Kujtojmë që opozita ka  çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related