Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për keqpërdorim të fondeve publike dhe ka theksuar pasojat negative të koncesioneve të dhëna në mënyrë abuzive.
Sipas saj, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar deri më tani 1 miliard euro për projekte që kryesisht nuk ekzistojnë, përfshirë rrugë të papërfunduara, shkolla të pashfrytëzueshme dhe inceneratorë të përfshirë në skandale korruptive
Tabaku shtoi se shifra totale e koncesioneve të miratuara ka arritur në 3 miliardë euro, duke e konsideruar këtë si një abuzim në favor të një pakice të privilegjuar.
