GJKKO lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, i rrëzon kërkesën për liri,arsyetimi i vendimit,i mungojne dhe dy zero 5.000€

Data

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie. Lena ka masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike. Lena u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh. Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që të Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici. Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj dy sekserëve që janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokatja Dajana Kodra. “Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej për veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftoi SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related