Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Sotir Caci”. Viktima, shtetasi me iniciale B. G., dyshohet se ka humbur jetën brenda banesës së tij.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur, në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
