Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.
Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.
