Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për mbjelljen masive të pemëve në kryeqytet. Grupit të studentëve të degës së Arkitekturës, të cilët mbollën 300 pemë në parkun e Liqenit të Farkës, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi qytetarët dhe bizneset që t’i bashkohen misionit për gjelbërimin e qytetit.
“Ne mbjellim sot për të pasur hije pas 10-20 vitesh, por këto pemë do të lidhin tokën, do e ruajnë nga erozioni dhe markojnë një hapësirë publike. I tregojmë publikut që ç’është e publikut mbetet e publikut dhe më vjen mirë që zona ka përfituar jo vetëm nga gjelbërimi, jo vetëm nga pedonalja e re fantastike e Farkës, por edhe nga rritja e vlerës së pronës”, tha Veliaj.
