Përplasje politike në Kosovë për zgjedhjen e presidentit – Albin Kurti kërkon bashkëpunim, ndërsa Ramush Haradinaj akuzon LVV për zvarritje të qëllimshme

Data

Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shoqëruar me tensione politike, teksa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak, ndërsa opozita e akuzon për zvarritje të qëllimshme.

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë një seance parlamentare theksoi se vendi nuk ka luks për bllokada dhe vonesa, duke u bërë thirrje deputetëve që të bashkëpunojnë për të shmangur krizën institucionale.

“Na duhet të punojmë së bashku dhe të shmangim bllokadat. Këto nuk janë mendësi zhvillimi, por ngecjeje”, u shpreh Kurti.

Nga ana tjetër, lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar LVV-në se po e zvarrit procesin për interesa politike.

Sipas tij, mazhoranca nuk po nxiton qëllimisht, me synimin që kryetarja e Kuvendit të marrë përkohësisht edhe detyrën e presidentit.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është tashmë në rrjedhje, pasi Gjykata Kushtetuese u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për të zgjedhur kreun e shtetit. Nëse kjo nuk ndodh, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill. Në rast se nuk arrihet marrëveshje deri atëherë, detyra e presidentit do të ushtrohet përkohësisht nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Deri më tani, partitë parlamentare nuk kanë bërë hapa konkretë drejt një marrëveshjeje, duke rritur rrezikun e një krize të re politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related