‘2500 biznese të mbyllura në Shkodër’/ Bardh Spahia: Nuk është krizë, por dëbim i orkestruar

Data

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Bardh Spahia, ka ngritur alarmin për situatën e rëndë ekonomike në qytet, duke deklaruar se mbi 2500 biznese të vogla dhe të mesme janë mbyllur përgjithmonë gjatë viteve të fundit.

Sipas Spahisë, kjo nuk është pasojë e një krize tregu, por rezultat i një politike të qëllimshme dëbimi ekonomik të ushtruar nga pushteti qendror dhe ai lokal. Ai thekson se rritja e taksave, shpikja e tarifave dhe mungesa totale e mbështetjes për biznesin kanë krijuar një klimë armiqësore për sipërmarrjen e ndershme.

Deputeti shprehet se çdo biznes i mbyllur nuk është thjesht një shifër statistikore, por një familje pa të ardhme dhe një tjetër qytetar i detyruar të largohet nga vendi. Sipas tij, sot në Shkodër të bësh biznes me ndershmëri është kthyer në një akt ekstrem, për shkak të presionit fiskal, abuzimeve administrative dhe pasigurisë.

Spahia kritikon ashpër fasadën e propagandës qeveritare, duke thënë se koncertet, dritat festive dhe aktivitetet publike nuk e fshehin dot realitetin e qepenave që mbyllen dhe varfërisë që thellohet.

Ai paralajmëron se Shkodra po humbet njerëzit e punës dhe shtresën e ndershme të shoqërisë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe të mbrojnë biznesin lokal si pjesë të dinjitetit dhe të ardhmes së qytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related