Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 04:35, kur është konstatuar i pajetë shtetasi me inicialet E. K., rreth 25 vjeç.
Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime që mund të lidhen me një veprim kriminal.
Autoritetet bëjnë me dije se, bazuar në të dhënat paraprake, dyshohet për një vdekje natyrale, megjithatë shkaku i saktë i humbjes së jetës pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Njoftimi paraprak i policisë:
“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.”
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
