Kërcënim për Iranin/ Bombarduesit amerikanë B-52 mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Data

Bombarduesit amerikanë B-52 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftuan dje të shtunën forcat e armatosura amerikane, një ditë pasi Pentagoni njoftoi se do të vendoste më shumë mjete ushtarake për “mbrojtjen e Izraelit ” si një paralajmërim për Iranin.

“Bombarduesit strategjikë B-52 kanë mbërritur në zonën e përgjegjësisë së CENTCOM”, sipas një postimi të komandës së ushtrisë amerikane për Lindjen e Mesme.

Pentagoni amerikan njoftoi mbrëmjen e së premtes së kaluar vendosjen e pashmangshme të forcave shtesë në rajon, me një horizont të “muajve të ardhshëm”, për “mbrojtjen e Izraelit” dhe si një paralajmërim për Iranin, një armik i betuar i shtetit hebre dhe një dele e zezë për Uashingtonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related