10% e kryeqytetasve të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

Data

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11dhe 13%.

Të dhënat janë bërë publike nga një raport i hartuar nga Komisioni Europian, në lidhje me situatën e vetmisë në Europë.

Sipas ekspertëve të rinjtë janë më të prirur të ndihen të vetmuar, me 15% të grupmoshës 18-39 që raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me 12% të moshës 40-54 dhe 11% të të moshuarve. Studimet tregojnë se vetmia zvogëlohet me moshën.

Gjendja ekonomike dhe arsimimi janë faktorë mbrojtës kundër vetmisë. Papunësia rrit ndjeshëm rrezikun, ku rreth 20% e të papunëve raportojnë ndjenja vetmie, krahasuar me vetëm 12% të punonjësve me kohë të plotë.

Po ashtu është parë se vetmia ka një lidhje të fortë me perceptimin e mungesës së mbështetjes sociale jomateriale, veçanërisht për grupet e prekshme si të papunët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related