Zyrtare/ Ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm

Data

Buxheti i Shtetit për vitin e ardhshëm do të jetë në shifrën e 822.7 miliardë lekëve apo rreth 8.2 miliardë euro.

Sipas draftit të pr.buxhetit për vitin 2025 të zyrtarizuar nga Ministria e Financave, të ardhurat priten të jenë 7.5 miliardë euro, shpenzimet, 8.2 miliardë euro dhe deficiti 680 milionë euro.  Në draft parashikohe që Shqipëria të emetojë 650 milionë euro Eurobond.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 4 % më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 % krahasuar me atë të vitit 2022.

Pavarësisht rritjes së buxhetit të shtetit, opozita vazhdimisht ka denoncuar se pjesa më e madhe e tij shkojnë në duart e disa “klientëve” të përhershëm të Qeverisë dhe nuk shkon për rritje rrogash dhe pensionesh.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht tek investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10 %, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related