Zyra e Agasit si “Big Brother”, regjistrohej çdo takim me zyrtarë dhe biznesmenë: Zbardhen bisedat sekrete

Data

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore që po hetohet nga SPAK, ku rezulton se biznesmeni Ergys Agasi kishte kthyer zyrën e tij në një ambient të monitoruar në mënyrë të fshehtë, duke regjistruar çdo takim dhe bisedë që zhvillohej aty.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar informacione nga dosja, sipas të cilave në zyrë ishin vendosur kamera të fshehta që regjistronin audio dhe video, të lidhura edhe me telefonin personal të Agasit. Pamjet filmike ruheshin prej tij dhe përbëjnë tashmë prova të rëndësishme në hetim.

Sipas materialeve të sekuestruara, janë dokumentuar biseda mes Ergys Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Hetuesit kanë indicie se përveç videove të gjetura, kanë ekzistuar edhe dhjetëra takime të tjera të regjistruara, të cilat po analizohen.

Në disa nga bisedat e përgjuara, palët flasin për ndikim, informacion të ndjeshëm dhe veprime që lidhen me përdorimin e pushtetit dhe presionin ndaj individëve të tretë.

Pjesë nga dialogët e regjistruar tregojnë qartë tonin e sigurisë dhe bindjen për mbështetje në nivele të larta, ndërsa largimi i një prej pjesëmarrësve nga zyra shënon mbylljen e një prej takimeve të dokumentuara.

Dosja konsiderohet tepër e rëndë dhe pritet të sjellë zhvillime të reja, pasi materialet filmike po shërbejnë si prova kyçe për hetimin e marrëdhënieve mes biznesit dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related