Zjarri në pallatin pranë QSUT, situata mbetet kritike: tym i dendur në zonë, urgjenca dhe shërbimet spitalore në gatishmëri

Data

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një pallat pranë QSUT ka krijuar një situatë të rënduar në zonë, duke vënë në alarm autoritetet dhe shërbimet shëndetësore.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët kanë përfshirë fasadën e ndërtesës, ndërsa shtëllunga të dendura tymi janë përhapur në ajër, duke rritur rrezikun për banorët dhe zonën përreth.

Ndërkohë, në QSUT janë vendosur në gatishmëri urgjenca dhe repartet që trajtojnë djegiet, në pritje të çdo rasti të mundshëm që mund të vijë si pasojë e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të evakuojnë shumicën e banorëve, ndërsa është shpëtuar edhe një e moshuar që kishte mbetur e bllokuar brenda godinës.

Puna për shuarjen e plotë të flakëve dhe kontrollin e situatës vijon, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit dhe pasojat e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related