Zjarri në Fushë Arrëz përparon me shpejtësi, kreu i zjarrfikësve: Evakuam banorët, duhet ndërhyrje nga ajri

Data

Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë për Report Tv se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

“Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related