Një azil në Tiranë u përfshi nga flakë në rrugën “Ali Visha” rreth orës 00:15.
Sipas policisë të lënduar mbetën katër të moshuar të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti kur shpëtohen të moshuarit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
