Arben Cara kreu i shërbimit zjarrfikës, i ftuar në një studio televizive, foli për situatën e zjarreve në vend.
Ai tha se në vend ka pasur shumë zjarrvënie të qëllimshme. Cara tha gjithashtu se në Vlorë është bërë një problem shumë i madh djegia e mbeturinave, e cila është bërë e pamenaxhueshme.
“Landfilli i Vlorës është kthyer në një boomerang, pasi shpesh zjarrfikësit e Vlorës përballen me vatrën e zjarrit në këtë landfill. Aty krijohet një re e madhe tym. Është punuar 24 në 24.
Mbeturinat digjen pasi është një hambar i madh me mbeturina, gjë që e bën të pamundur që zjarrfikësja e Vlorës ta menaxhojë. Aty ka vetëm një zgjidhje që duhet ta ndërmarrë bashkia. Mbeturinat duhet të groposen, se sado ujë të hedhësh aty, është e pamundur të menaxhohet”,-tha Cara.
