Zjarr pranë stadiumit në Durrës, përfshihet nga flakët një kabinë metalike

Data

Një kabinë metalike është përfshirë nga flakët paraditen e sotme pranë stadiumit në lagjen nr.18 të Durrës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, zjarri dyshohet të ketë qenë aksidental, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në ambientin e kabinës.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet emergjente ndërhynë në kohë, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Nga informacionet paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po verifikojnë shkaqet e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related