Një Fast Food është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e “Farmacisë nr.10” në Tirana, duke shkaktuar panik te qytetarët dhe kalimtarët e rastit.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ambienti i biznesit është mbuluar nga tymi, ndërsa personat që ndodheshin brenda janë larguar menjëherë jashtë lokalit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e incidentit dhe nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes pas përfundimit të verifikimeve në terren.
