Zhurmat po na shurdhojnë: Raporti i AKM tregon nivele tej limit ditë e natë në të gjithë Shqipërinë

Data

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2024 zbulon një realitet problematik: zhurmat urbane tejkalojnë nivelet e lejuara si gjatë ditës (55 dB) ashtu dhe natën (45 dB) në shumicën e qyteteve të monitoruara.

Vetëm Lushnja arrin të mbetet poshtë këtyre limiteve si ditën, ashtu edhe natën. Kukësi dhe Përmeti qëndrojnë brenda kufijve vetëm gjatë natës, ndërsa çdo qytet tjetër — si Tirana, Vlora, Saranda, Gjirokastra — shënon tejkalime serioze në zhurmë.

Tejkalimet më të mëdha gjatë ditës janë regjistruar në Tiranë (+15,1%), Vlorë (+14,7%), Sarandë (+13,6%) dhe Gjirokastër (+11,1%). Ndërsa natën, zhurmat më shqetësuese janë regjistruar në Vlorë (+18,75%), Tiranë (+16,51%) dhe Sarandë (+14,6%).

Trafiku rrugor del të jetë shkaktari kryesor, por dëmtojnë edhe aktivitetet e lokaleve që operojnë pa kontroll kohor. Zhurmat e pandërprera reflektojnë mungesë përshtatje mjedisore dhe nevojë urgjente për masa, pasi dëmtimi ndaj shëndetit dhe cilësisë së jetës është i qartë dhe serioz.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related