Zhupa kundër Ramës për TID: Projekt klientelist që dëmton trashëgiminë e Durrësit

Data

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për projektin TID në Durrës, duke i cilësuar pretendimet e tij si të pavërteta dhe të pajustifikuara.

Sipas Zhupës, projekti nuk i shërben mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe identitetit historik të qytetit. Ajo thekson se ligji për trashëgiminë kulturore, të cilit Rama i referohet si bazë ligjore për ndërhyrjen, është hartuar dhe sponsorizuar nga AADF në vitin 2016, çka sipas saj e bën të papranueshme përdorimin e tij si justifikim për projektin aktual.

Deputetja argumenton se ndërhyrjet e parashikuara nuk prekin vetëm zonën përreth amfiteatrit, por edhe banesa historike jashtë perimetrit të tij, përfshirë zona që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me monumentin. Ajo shton se projekti është hartuar pa verifikime reale në terren dhe se ka karakter selektiv.

Zhupa kërkon pezullimin e menjëhershëm të projektit TID dhe hartimin e një plani alternativ që, sipas saj, do të ruante peizazhin historik të Durrësit dhe do t’i shërbente realisht procesit për përfshirjen në UNESCO.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim të ri nga qeveria lidhur me këto akuza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related