Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Durrës, ku një 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit dhe ende nuk është gjetur.
Sipas familjarëve, vajza, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, ka qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur nëna e saj ishte zgjuar për syfyr. Por në orën 06:30, ajo nuk është gjetur më në dhomën e saj.
Familjarët kanë ngritur menjëherë alarmin dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e saj dhe zbardhjen e rrethanave të largimit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e zhdukjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë në rast se kanë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e së miturës.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet, ndërsa hetimet vijojnë për të bërë të mundur gjetjen sa më të shpejtë të vajzës.
