“Zgjodha vajzën, jo Davosin”/ Rama ironizon opozitën dhe i përgjigjet Bardhit në Kuvend

Data

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj në seancë plenare kritikave të opozitës për mungesën e tij në Davos, ku po diskutohet Bordi i Paqes me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Rama tha se ishte përballë një zgjedhjeje personale dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri. “Duhet të zgjidhja mes ftesës së babait dhe mikpritjes së vajzës. Zgjodha vajzën”, u shpreh ai, duke ironizuar akuzat e opozitës.

Kryeministri shtoi se priste nga opozita, veçanërisht nga Mediu, një qëndrim më të qartë në mbështetje të SHBA-së, duke theksuar se në çështjet e sigurisë pozicionimi duhet të jetë i qartë dhe i pandryshueshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related