Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Siljanovska dhe Pendarovski shkojnë në balotazh, pse votat e shqiptarëve mund të jenë vendimtare në raundin e dytë

Data

Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të shkojnë në balotazhin e 8 majit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Kandidati shqiptar Bujar Osmani u rendit i treti me rreth 121 mijë vota, ndërsa Arben Taravari mori 83 mijë vota. Ndërkohë, misoni vëzhgues i ODIHR-it vlerëson se liritë themelore u respektuan në fushatë, por me afrimin e ditës së zgjedhjeve “retorika u bë mjaft negative dhe në disa raste, diskriminuese”. Sidoqoftë, votimi i së mërkurës shikohet si një matës i elektoratit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Pendarovski tha se nuk e kishte pritur një rezultat kaq të thellë. “Nga dita e nesërme fillojmë takimet me qytetarë. Janë me mijëra dhe qindra mijë qytetarë të cilët i besojnë konceptit tonë kundër izolimit dhe për integrimin evropian të vendit”, u shpreh ai, duke theksuar bindjen për një mbështetje të madhe në balotazh. Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetëve.  Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore. Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e qeverisë si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas. Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017 kur qeveria u formua nga LSDM-ja edhe pse kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas, arriti të përbëjë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe të formojë Qeverinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related