I ftuar në edicionin e mesditës në një emision televiziv ka qenë Tedi Blushi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Në bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike por në mënyrë të veçantë ka dhënë komentet e tij pas vendimit të Apelit të GJKKO-së.
Tedi Blushi: Duhet të jesh naiv që në Republikën e Ramaduros apo minirepublikën e prokurorëve të presësh një vendim tjetër. “Afërmendësh”, që Gjykata vendosi sot atë çfarë kërkoi SPAK. Asnjë surprizë asnjë zhgënjim nga drejtësia me regji. Një miniaturë e drejtësisë bolshevike të Enver Hoxhës dhe një përpjekje e dëshpëruar e Altin Dumanit për të ngjasuar me Aranit Çelën i cili ju e dini ka qenë edhe prokuror edhe gjykatës njëkohëisht. Edhe Altini përpiqet të jetë tani edhe prokuror edhe gjykatës. Por sigurisht tej ironive dhe batudave duhet theksuar që kjo është një çeshtje që në thelbin e vet nuk dëshmon agjë tjetër veçse faktin ulëritës të dhunimit në flagrancë të lirive dhe të drejtave të një njeriu, të ligjit, kushtetutës, të konventës evropiane të të drejtave të njeriut. Kur kjo ndodh me ish Presidentitn e Republikës, ish kryeministrin dhe ish kryetarin e Kuvendit i cili ka mundësi të shprehet edhe nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij edhe me reagime nëpër rrjetet sociale, mesazhet e tij të publikohen në të gjithë mediat dhe televizionet, imagjinoni se çfarë ndodh me liritë dhe të drejtat e shqiptarëve të thjeshtë zëri i të cilëve nuk dëgjohet dhe në vetvete. Dhe kjo është edhe betja jonë pra. Rikthimi njëherë e përgjithmonë i lirive dhe të drejtave për të gjithë shqiptarët që edhe sot nëpërkëmbën jo vetëm nga regjimi i “Ramaduros” por edhe nga republika e prokurorëve.
