Zelensky thirrje Perëndimit: Detyroni Rusinë të bëjë paqe! Nuk mund të negociojmë me Moskën për aq kohë sa…

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u  ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t’i bëjnë presion Rusisë që të bëjë paqe, raporton BBC.

Duke folur në Spanjë, Zelensky ka thënë se duhet “shtrënguar Rusia më fortë”, pasi ajo po synon “ta shkatërrojë Ukrainën dhe të vazhdojë para”.

Zelensky vazhdimisht ka thënë se nuk do të negociojë drejtpërdrejtë me Rusinë për aq kohë sa Moska nuk i tërheq trupat nga gjithë territoret ukrainase, përfshirë Krimenë.

Thirrja e tij, megjithatë, vjen në momentin kur Rusia po bën përparime të mëdha kundër Ukrainës. Kievi po vuan nga mungesa e armëve me të cilat po furnizohet nga Perëndimi.

Zelensky tha se Rusia po lëshon 3200 bomba ajrore çdo muaj.

Presidenti i Ukrainës hodhi poshtë idenë që të ftohet Rusia në një samit për paqe të planifikuar të mbahet në Zvicër muajin e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related