Zelensky deklaron gatishmërinë për zgjedhje: “Mund të mbahen brenda 60-90 ditëve, nëse garantohet siguria”

Data

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje brenda 60 deri në 90 ditët e ardhshme, por vetëm nëse siguria kombëtare mund të garantohet në kushtet e luftës. Ai i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë mbështetje për organizimin e zgjedhjeve në një situatë të jashtëzakonshme.

Në një deklaratë për gazetarët, Zelensky tha se do t’i kërkonte parlamentit të nisë përgatitjen e kuadrit ligjor që do t’i mundësonte Ukrainës zhvillimin e zgjedhjeve edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Mandati i tij presidencial përfundoi në shkurt të këtij viti, por Rada (parlamenti ukrainas) miratoi një rezolutë që e zgjat mandatin deri në përfundimin e ligjit ushtarak, i shpallur menjëherë pas agresionit rus.

Ndryshe nga vendet në paqe, Ukraina nuk mund të zhvillojë zgjedhje sa kohë ligji ushtarak është në fuqi. Megjithatë, presioni ndërkombëtar mbi Kievin është rritur. Rusia e ka quajtur prej kohësh Zelenskyn “president të paligjshëm”, ndërsa së fundi edhe presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Politico, deklaroi se mendon se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje.

Zelensky nënvizoi se çdo proces zgjedhor duhet të zhvillohet pa rrezikuar jetët e qytetarëve dhe pa cenuar operacionet ushtarake. “Siguria është kushti kryesor,” tha ai, duke shtuar se vetëm pas garantimit të saj mund të përcaktohet një datë konkrete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related