Ilir Meta bën “kurban” Kryemadhin për t’i shpëtuar burgut, thotë se me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet…

Data

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar dje për herë të parë nga qelia e paraburgimit të “313” që nga arrestimi i tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meta e quajti prangosjen e tij si një “rrëmbim të paligjshëm dhe kriminal” që është bërë me urdhrat e kryeministrit Edi Rama dhe “mafia ndërkombëtare” në vendin tonë. Në letrën e gjatë të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ish-presidenti ka bërë “kurban” ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi për t’i shpëtuar burgut. Sipas tij, me deklarimin e pasurisë dhe shpenzimet shëndetësore është marrë gjithmonë Monika Kryemadhi. Ndërkohë Meta ka sulmuar edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë që e kanë fundosur në SPAK, por edhe prokurorët që i “qepën” dosjen. Meta është përpjekur të justifikojë të gjitha aferat, për të cilat SPAK e akuzon, duke nisur që nga “CEZ-DIA”, lobimet në SHBA, pazari me fibrat optike, fshehja e pasurisë dhe operacionet plastike.

Letra e plotë  e Ilir Metës nga burgu

“Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë. Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare. Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës? Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë? Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?

A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron. Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related