Zbulohet dëshmia tronditëse! Ish-ortaku i Mondi Mëhallës rrëfen orët e fundit para vrasjes: “Piva kafe me të, folëm me video… do udhëtonim bashkë për Tiranë”

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mëhalla, i ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit pranë karburantit të tij në Elbasan. Një prej të arrestuarve, ish-ortaku i viktimës, Xhino Ago, ka dhënë një dëshmi të detajuar mbi lëvizjet e tij në ditën e krimit dhe komunikimin e fundit me Mondin.

Sipas dëshmisë së siguruar nga TCH, Ago deklaron se mëngjesin e 30 nëntorit ka konsumuar kafe me Hyka-n në lokalin pranë karburantit, ndërsa pasditja ka vijuar me komunikime telefonike dhe video-thirrje në WhatsApp.

Dëshmia e Xhino Agos

“Rreth orës 09:00 dola nga shtëpia dhe me automjetin Hyundai me targa AB 516, që është në emër të shokut tim Nazif Bajrami, shkova drejt qytetit të Elbasanit. U ndala tek zyrat e taksive, pasi jam administrator i ‘** Taksi’, që ndodhen tek karburanti ‘Xh*** OIL’,” – ka deklaruar Ago.

Ai tregon se ka qëndruar me Mondin deri rreth orës 13:00.

“Më pas dolëm për qark karburantit dhe qëndruam deri në orën 13:00. Isha vetëm me Mondin. Më pas u largova për në banesë, ndërsa Mondi mori ‘Range’-in dhe më tha se do të shkonte në Kavajë për drekë me familjen.”

Sipas dëshmisë, rreth orës 15:45, Hyka i ka thënë se do të kthehej brenda 20 minutash në Elbasan.

“Pas kësaj bisede, folëm me video në WhatsApp. E pyeta nëse do të vinte me mua në Tiranë, për të çuar Fatlinda Istrefin, që e njihte edhe Mondi. Ai më tha ‘Ok, do të ikim bashkë’ dhe se do të takohemi tek karburanti.”

Ago gjithashtu ka shpjeguar se kishte planifikuar të dërgonte kunatin e tij, Urim Topuzin, tek magazina e Mondit për të vendosur disa llamba.

Hetimet vijojnë

Policia dhe grupi hetimor po analizojnë të gjitha lëvizjet e personave të përmendur në dëshmi, si dhe komunikimet telefonike mes Agos dhe viktimës. Pritet që dëshmia e ish-ortakut të ketë rol kyç në zbardhjen e dinamikës së vrasjes dhe në identifikimin e autorëve të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related