Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme. Prej 1 Shtatorit, paga minimale nga 32 mijë Lekë do të shkojë në 70 mijë Lekë. “Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe është tek bahskitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe tek bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë Lekë shkon në një pagë minimale 70 mijë Lekë dhe maksimumi në 105 mijë Lekë”, ka thënë ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë. Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë. “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të nëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qëndror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë”, ka thënë ai. “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të nëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qëndror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë,” u shpreh Mazniku.
Reforma përfshin edhe ndryshimin e strukturave organizative. “Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tre nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim,” tha ai. Kjo strukturë do të ndihmojë për të evidentuar performancën e bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria.
