Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim për të justifikuar shumat e parave

Data

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme ndaj Klodian Zotos ka nxjerr detaje të reja për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Nga hetimet e SPAK që janë publikuar në media janë zbuluar disa skema mashtruese. Në dosje shihet se si Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj kanë përfituar 270 mijë euro, nga shitja fiktive e një apartamenti. Prokuroria e Posaçme ka evidentuar një pallat të ndërtuar nga shoqëria Sheron shpk, e cila rezulton e regjistruar dhe apartamente që i takojnë Albina Mançka, por në emrin e shoqërisë Sheron sh.p.k. Konkretisht rezulton që në seksionin e regjistrimeve: Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND+/-21 sipërfaqe totale 108.7 m2, me shënimin që vendoset hipoteka ligjore në favor te pronarëve të truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit: Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND+1-22 sipërfaqe totale /38.3 m2, me shënimin që vendoset hipoteka ligjore ne favor te pronarëve te truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit; Pasuria Apartament ZK 3292, nr. pas 65/211/ND- 1-23 sipërfaqe totale 157.8 m2, me shënimin qe vendoset hipoteka ligjore nè favor te pronarëve te truallit deri ne realizimin e kontratës se shkëmbimit. Gjithashtu nga këqyrja e realizuar përgjatë këtij hetimi, ne muajin prill 2023, ka rezultuar se pallatin në fjale, është i ndërtuar dhe i banueshëm, pasi janë konstatuar familje qe banojnë në të. Përsa me sipër, nga tërësia e te dhënave të administruara vlerësohet, se shitja ndaj shtetasve Besmir Prifti dhe në vijim Sonila Goxha, janë “shitje fiktive”, të kryera me qellim për te qarkulluar dhe justifikuar shumat e parave, qe nuk justifikohen me të ardhura te ligjshme te shtetasve Arben Ahmetaj dhe Albina Mancka. Gjithsej shuma prej 270 000 euro e paguar nga shtetasi Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, janë përfitim i paligjshëm i marre nga shtetasi Arben Ahmetaj, ne kuadrin e ushtrimit te funksionit te tij si funksionar i larte, Ministër i MZHETS dhe Ministër i Financave gjatë kohës se dhënies se procedurave te koncesionit te mësipërm. Këto para vërtetohen se janë dhënë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nga shoqëritë e kontrolluara prej tyre nëpërmjet shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj kjo e fundit bashkëjetuese e shtetasit Sokol Meqemeja, pjese e shoqërisë Building Construction & Green Energy sh.p.k.

Si Ahmetaj gënjeu SPAK

Nga ana tjetër, Ora News nxori dje dhe dëshmine e ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj të dhënë me 22 Qershor të një viti më parë. Ai është pyetur në lidhjë më njohjen e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mertirin. Aty del qartë mashtrimi që bëri. Dëshmia e Ahmetajt thotë se: Unë kam njohur shtetasin Mirel Mertiri, diku reth vitit 2011 por nuk jam shume i sigurte. Jam njohur rastësisht, nuk më kujtohet se kush na uli në kafe. Kurse shtetasit e tjerë  që më përmendet as nuk i njoh fare (Klodian Zoto, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha). Shtetasin Klodian Zoto e kam vetëm si njohje distante, pra thjesht një përshëndetje nga larg, rastësore dhe nuk më kujtohet as se si kam krijuar edhe këtë njohje distante. As jam ulur ndonjëherë me shtetasin Klodian Zoto, as kam udhëtuar ndonjëherë me të, nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me të. Shtetasen Stela Gugallja e di qe ka qenë bashkejetuese e Mirelit, por e kam takuar shume rrallë, ndoshta një ose dy here. Kurse shetasit Arenec Myrtezani dhe Loran Dusha nuk i kam njohur. Unë me asnjë nga personat e sipërcituar, qoftë edhe me Mirel Mertirin, nuk kam udhëtuar bashkarisht me ta dhe ato qe keni trajtuar si udhëtime të përbashkëta, janë udhëtime qe mund te kemi qëlluar  bashkarisht në hyrje, por pa qenë në shoqërinë e njeri-tjetrit. Me shtetasin Mirel Mertiri, nuk me kujtohet saktësisht, ndoshta edhe mund të ketë qenë ndonjë komunikim telefonik, por jo komunikime telefonike frekuente, mund te ketë qenë ndonjë komunikim rastësor, kurse për personat e tjerë që përmendet (Klodian Zoto, Mirel Mertini, Stela Gugallja, Arenc Myrtezani, Loran Dusha) në dijeninë time unë nuk kam pasur komunikime telefonike, në lidhje me shtetasin Mirel Mertiri, kur jam njohur, pra ne fillim në dijeninë time, është pas marre me telekomunikacion dhe projekte bashkish, por nuk e di se me fare projektesh konkretisht.

Dokumenti që u tentua të zhdukej

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e shtetases Albina Mancka ka gjetur një dokument në të cilin përshkruhen të dhënat e njësisë në rrugën e “Bardhë”. Shtetesja Albina Mançka gjatë kryerjes së kontrollit është munduar të zhdukë këtë dokument, i cili mesa konstatohet pasqyron mendimin dhe dëshirën për të porositur një vilë në rrugën “Bardhë”, në kompleksin “Green Coast”, nga ana e familjes Ahmetaj. Nga aktet rezulton se me kontratën nr. 3100, rep nr. 1660 kol datë 16.08.2018, është lidhur kontrata e sipërmarrjes ndërmjet shoqërisë “Green Coast sh.p.k” dhe “Inerte Ekspres sh.p.k”, përfaqësuar nga shtetasi Mond Bega, me objekt ndërtimi i vilave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related