Xi Jinping mbërriti dje për bisedime me Vladimir Putinin, disa orë pasi dronët ukrainas shënjestruan Moskën, shkruan Sky News.
Ishte dita e tretë që Ukraina kishte synuar Moskën, me një nga aeroportet kryesore të qytetit të detyruar të pezullonte përkohësisht aktivitetet më pak se tre orë para mbërritjes së Xi-t.
Kur u pyet për sulmet ajrore nga të dyja palët në kryeqytetet e tyre përkatëse, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze nuk komentoi udhëtimin e Xi-së, duke shtuar se i vetmi “prioritet kryesor” është shmangia e një përshkallëzimi të tensioneve.
